8 shenja që tregojnë se nuk flini aq sa keni nevojë
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 30 Shtator 2021
Një i rritur, ka nevojë për rreth 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë në mënyrë që trupi të jetë në gjendje të riparohet dhe të kryejë funksionet themelore biologjike. Por ndonjëherë, puna dhe mënyra e jetesës mund të ndikojnë tek aftësia për të fjetur.
Mungesa e shpeshtë ose e zgjatur e gjumit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, duke rritur shanset për zhvillimin e sëmundjeve kronike. Nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të reagojë. Këto janë shenjat që tregojnë se nuk po flini mjaftueshëm.
Keni puçrra kudo
Disa studime kanë sugjeruar se ekziston një lidhje midis privimit të gjumit dhe akneve, të cilat lidhen me mënyrën sesi gjumi kontrollon hormonet në trup. Gjithashtu, mungesa e gjumit dëmton sistemin imunitar, duke ju bërë të prekshëm ndaj infeksioneve të ndryshme.
Krijohen rrudha te sytë
Studimet kanë treguar se njerëzit që flenë pak kanë tendencë të shfaqin më shumë rrudha, fryrje dhe rrathë të zinj poshtë syve.
Ju shtoni në peshë
Kur pushoni mirë, trupi mund të kontrollojë siç duhet ghrelin dhe leptin – hormonet që ndikojnë në urinë tuaj. Pa to, mund të ndjeni dëshirën për të ngrënë më shumë sesa keni nevojë, gjë që mund t’ju bëjë të shtoni peshë.
Dëshironi të hani ushqime junk
Pas një nate pa gjumë, keni më shumë gjasa të zgjidhni ushqime jo të shëndetshme për drekën tuaj. Truri i privuar nga gjumi humbet aftësinë për të marrë vendime, gjë që e bën më të lehtë marrjen e dëshirave të tjera.
Keni nevojë për më shumë kafeinë
Nëse 2 filxhanët e kafesë që pini zakonisht nuk janë më të mjaftueshme, mund të mos jeni aq të qetë sa zakonisht. Edhe pse kafeina mund t’ju bëjë më vigjilent, në planin afatgjatë mund të çojë në pagjumësi ose ankth.
Ndiheni të irrituar
Irritimi është ajo që ne do ta quanim një shenjë klasike e gjumit të dobët. Një studim te njerëzit që flinin 4.5 orë gjumë, tregoi se ndiheshin të zemëruar, të shqetësuar dhe të rraskapitur. Të njëjtët njerëz ndiheshin më mirë kur u kthyen në orarin e tyre normal.
Ju humbni përqendrimin tuaj
Edhe 6 orë në natë mund t’ju bëjë të humbni përqendrimin, diçka që mund të ndikojë në performancën tuaj në punë, madje edhe aftësinë tuaj drejtuese.
Nuk ndiheni mirë në mëngjes
Nëse zgjoheni me dhimbje fyti, gojë të thatë ose dhimbje koke, mund të tregojë se keni apnea gjumi, gërhitje ose sëmundje refluksi gastroezofageal. Këto tregojnë se nuk po flini si duhet.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...


































