Lajme

8 kandidatë për deputetë ankohen në Gjykatë Supreme

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 04 July 2017

Tashmë ka përfunduar afati i dorëzimit të ankesave për kandidatët për deputetë apo subjektet politike në Gjykatën Supreme.

Deri në orën 14:00, janë dorëzuar tetë ankesa, gjë që ka ndikuar në shtyrjen e certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, certifikimi do të jetë i mundur pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-i ka vendosur dhe pas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë bërë nga kandidatë për deputetë apo nga partitë politike që ishin garuese në këto zgjedhje.

-Advertisement-

Nga zgjedhjet e 11 qershorit mbetet të bëhet certifikimi rezultateve në mënyrë që të fillojë edhe konstituimi i institucioneve udhëheqëse në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera