Lajme

77 vjeçari që humbi betejën me coronavirusitn është nga Rahoveci

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 08 May 2020

Kosova ka shënuar viktimën e 28’të nga coronavirusi.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar viktima është një 77 vjeçar nga Rahoveci që kishte probleme me veshka dhe ishte edhe në dializë.

“Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërkaq, nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera