Lajme

77-shi i PDK-së, Besim Hoxha: Takim me banorët e Neredimes në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 05 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Hoxha, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Neredime në Ferizaj, ku diskutuan për jetesën e qytetarëve, shqetësimet dhe dëshirat e tyre për ndryshim.

Hoxha tha se takimi ishte një mundësi për të dëgjuar nga afër qytetarët dhe për të marrë ide dhe vizione të vlefshme për përmirësimin e jetës dhe zhvillimin e komunitetit.

“Diskutuam për jetesën e qytetarëve të kësaj zone, pakënaqësitë dhe dëshirat e tyre për ndryshim. Një bisedë e frytshme, me ide të reja e vizione të vlefshme nga secili qytetar,” u shpreh Hoxha.

-Advertisement-

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e përfaqësimit të qytetarëve dhe vendimmarrjes që adreson nevojat e komunitetit në mënyrë konkrete.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy