Lajme

74 vjet nga themelimi i NATO-s, Kurti: Kosova mbetet vendi më i rëndësishëm në historinë e kësaj Aleance

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 04 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 74 vjetorin e themelimit të NATO-s, ka deklaruar se edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e kësaj Aleance, ajo mbetet vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s.

“Ky kapitull historie duhet kujtuar veçanërisht në datën historike të 4 prillit, sikur sot, kur shënohet përvjetori i 74-të i themelimit të NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka shtuar se 24 vite më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë.

-Advertisement-

“Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. Fushata ajrore e NATO-s e pasuar nga ndërhyrja ushtarake tokësore, erdhi si një ndërhyrje e shumëkërkuar dhe e shumëpritur që bashkë me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i sollën lirinë Kosovës. Që nga atëherë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është partneri kryesor i institucioneve të Kosovës për siguri në vend”, ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera