74-shi i LDK-së, Selman Kolgeci: Jam këtu për ju, për rininë, për familjet dhe për të ndërtuar Kosovën që e meritojmë
Autori: Gazeta inFokus
10:38 | 05 June 2026
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci, ka publikuar një mesazh të fuqishëm dhe emocional drejtuar të gjithë qytetarëve që punojnë dhe sakrifikojnë çdo ditë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin.
Kolgeci thekson rëndësinë e punës së palodhur dhe përpjekjeve të vazhdueshme të qytetarëve, duke folur për ndjesinë e mosvlerësimit që shpesh ndodh, por edhe për dashurinë e thellë për Kosovën që e motivon të mos dorëzohet. Ai thekson se mesazhi i tij nuk është për pozita apo privilegje personale, por për angazhim real dhe konkret për të kontribuar në komunitet dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Jam këtu për ju, jo për pozita, jo për privilegje. Jam këtu për të kontribuar për vendin tim, për të rinjtë që të kenë më shumë mundësi, për bizneset që të marrin më shumë përkrahje, për familjet që të ndihen të sigurta dhe të mbështetura. Unë jam Selman Kolgeci dhe jam i përkushtuar që të punoj çdo ditë për të mirën e vendit tim,” u shpreh Kolgeci.
Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve është energjia që i jep forcë për të vazhduar rrugëtimin e angazhimit politik dhe social, duke dëshmuar se qëndrimi pranë njerëzve dhe dëgjimi i shqetësimeve të tyre janë prioritetet kryesore të tij.
Kujtojmë se Selman Kolgeci kandidon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 74 në listën e LDK-së, duke synuar të jetë një zë i fuqishëm dhe i përkushtuar për qytetarët e Kosovës./GazetaInfokus

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...


































