Lajme

72 pjesëmarrës nga 41 Universitete të Evropës bashkohen në Kosovë në ditën e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 09 May 2023

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian, e që ka për qëllim të “celebrojë paqen, solidaritetin dhe unitetin në Evropë”.

Këtë vit, Dita Evropës ka një rëndësi të veçantë në Kosovë, pasi për herë të katërt do të mbahet edhe Java Ndërkombëtare me 72 pjesëmarrës nga 41 Universitete nga Evropa.

Sot në Uni– Universum International College, filloi Java Ndërkombëtare për stafin e 41 Universiteteve partnere nga Evropa. Ky organizim i Uni – Universum International College po mbahet për herë të katërt në Kosovë andaj edhe ka ngjallur interesim të madh mediatik, sidmos për faktin se kjo u organizua pikërisht në shënimin e Ditës së Evropës. Java Ndërkombëtare, e cila do të mbahet nga data 08-12 Maj 2023, do ketë në fokus aktivitete të cilat kanë në thelb rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

-Advertisement-

Gjatë kësaj jave pjesëmarrësit e 41 Universiteteve nga Evropa, do të prezantojnë insitucionet e tyre përkatëse, do të organizohën punëtori të ndryshme, aktivitete sociale e kulturore. Në kuadër të Javës Ndërkombëtare, Uni – Universum International College do organizojë edhe Panairin e Studimeve Jashtë Vendit ku të gjithë të interesuarit do kenë mundësinë të takohen me stafin e Universiteteve Partnere dhe të shikojnë mundësitë për studime me BURSË të plotë në këto Universitete .

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera