60% me 7% – përballja e pabarabartë Vuciq – Hoti
Autori: Halil Berisha 17:12 | 31 August 2020
Prej paslufte një prej përballjeve më të rëndësishme në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë këtë 4 shtator.
Liderë të të dy vendeve do të shkojnë të takohen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, shkruan gazeta Infokus.
Por, ky takim ku pritet që të jetë edhe vendimtar për fatin e Kosovës dhe Serbisë, do të jetë shumë i pabarabartë.
Kjo në mbështetjen që e kanë ekipet dialoguese nga qytetarët e tyre.
Në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Serbi, koalicioni SNS i Aleksandar Vuçiq, mori plot 60.65% të votave, duke siguruar qeverisjen i vetëm, shkruan gazeta Infokus.
Por, ekipi i Kosovës që do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë, nuk i ka as 8% të votave nga qytetarët.
Pjesë e ekipit dialogues të Kosovës do të jenë Kryeministri Avdullah Hoti që në zgjedhjet e fundit mori 26 mijë e 94 vota.
Bashkë me të do të shkoj edhe zëvendësi i tij, Driton Selmanaj me 16 mijë e 222 vota dhe zëvendësja e Hotit, Albulena Balaj me 4 mijë e 22 vota.
Koordinatori për dialogun Skënder Hyseni nuk kishte dalë fare në zgjedhje, ashtu sikur ministrat Selim Selimi i drejtësisë dhe Meliza Haradinaj e Punëve të Jashtme.
Ndërsa, Arban Abrashi, ministri i Infrastrukturës ka marrë besimin e 14 mijë e 86 votave, shkruan gazeta Infokus.
E anëtarja tjetër e ekipit të Kosovës, shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi në zgjedhje ka marrë veç 1 mijë e 503 vota, që në total i bien 61 mijë e 927 vota bashkë.
E nëse kjo krahasohet me votat e vlefshme që ishin 841 mijë e 275, i bie që Vuçiq me 60% të votave përballë do të ketë një ekip që bashkë i kanë veç 7.36% të besimit të qytetarëve të Kosovës të cilët votuan./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...