6 subjekte politike serbe garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit!
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 22 May 2017
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovës do të marrin pjesë 6 subjekte politike serbe, në mesin e tyre 4 parti, një koalicion dhe një iniciativë qytetare.Këto janë subjektet serbe që garojnë në këto zgjedhje:
- Lista Serbe e udhëhequr nga Sllavko Simiqin;
- Partia Demokratike Progresiste e drejtuar nga Nenad Rashiq;
- Partia Liberale -SLS e Sllobodan Petroviqit;
- Partia Përparimtare e Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandër Grujiq;
- Koalicioni Partia e Serbëve të Kosovës, e Aleksandër Jabllanoviqit; dhe
- Iniciativa qytetare -Lidhja Patriotike Serbe.
Ndërkohë që gjatë ditës së diel liderët serbë kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të Listës Serbe, në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.Pas takimit, që të gjithë u shfaqën të bindur se vetëm Lista Serbe mund ta ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe t’iu sigurojë serbëve një jetë më të mirë.
“Deputetët e Listës Serbe mund ta parandalojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kur ju dëgjoni kandidat për kryeministër si Haradinaj i cili dëshiron të vijë deri në Nish, atëherë duhet që serbët të mos i lejojnë këto deklarata dhe formimin e ushtrisë”, tha pas takimit Aleksandar Vulin, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Vulin është shprehur i bindur se vetëm me Listën Serbe në Kuvend zëri i serbëve do të mund të dëgjohej.Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë në mënyrë unanime do ta përkrahë këtë subjekt për zgjedhjet e 11 qershorit.Kurse, Slavko Simiq ka thënë se ata do të synojnë që serbëve në Kosovë t’u krijohen kushte më të mira dhe stabilitet.
“Njerëzit duhet ta shohin seriozitetin dhe legjitimitetin e njerëzve në Listën Serbe”, tha Simiq.
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...