6 gjëra që mendon estetistja kur hapni këmbët
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 10 November 2017
Dikur, depilim të thellë bikini bënin vetëm kërcimtaret, striptistet dhe yjet e filmave porno.
Tani, të depilohesh plotësisht është më së shumti një kërkesë higjiene dhe një pjesë e mirë e vajzave dhe grave e bëjnë rregullisht.
Me siguri e keni pyetur veten se çfarë mendon një estetiste kur depilon zonën intime?
Ja ca gjëra që u shkojnë në mend në përgjithësi:
– “Dreqin, si s’e mori vesh që s’duhet ta bëjë vetë me brisk??”
Kur hiqen me brisk, qimet nuk shtohen por bëhen më të trasha dhe ju shkaktojnë dhembje. Kur ju depiloheni një herë vetë me brisk, një herë tek estetistja, ajo do të donte shumë që të paktën të mos bërtisnit me të madhe sa herë ajo tërheq letrën e depilimit. Përveç kësaj, shumë qime mbeten të shkurtëra dhe është shumë e vështirë t’i kapësh me dyllë. Shkurt, nëse depilimi tek estetistja pasi i ke hequr vetë me brisk nuk del ashtu siç doje, është faji yt. Kush të tha t’i krasitje vetë?!
– “Priti të paktën!”
Në ka diçka që i bezdis estetistët, është kur klientet nuk denjojnë as të shkurtojnë qimet. Hello! Kalo nga parukierja një herë!
– “Po kjo ç’ka që ka turp?!”
Estetistet ç’nuk kanë parë e ç’nuk kanë prekur. Të shikojnë vulvën tënde nuk është aspak mbresëlënëse për to, kështu që në vend që të rrish me siklet dhe t’ua vështirësosh punën, hapi këmbët sa të mundesh, rehatohu dhe lëre të punojë e qetë!
Për një estetiste është tejet e rëndësishme të mund të punojë e lirshme, pasi qimet janë armiku i saj më i madh dhe asgjë s’duhet ta pengojë ta shkatërrojë!
– “Ju lutem, mos bëni seks para se të vini!”
Një estetiste mund ta dallojë kur ti sapo ke bërë seks. Por nuk është e drejtë: lëngje, sekrecione të ndryshme mbeten aty dhe këtë nuk do ta vlerësonte askush.
– “Të gjithë kanë qime në të pasmet dhe ti s’je më e mirë!”
Shumë gra thjesht s’e besojnë se kanë qime në të pasmet, por estetistja ka sy në ballë dhe e di atë çfarë thotë kur këmbëngul që i ke, do apo nuk do t’i heqësh.
– “S’ta kam unë fajin që je me perioda!”
Para, gjatë dhe pas periodave, heqja e qimeve me dyllë është shumë më e dhimbshme. Bëji vetes nderin e të mos shkuarit tek estetistja, pasi ajo nuk duhet të mendojë për nëse po të dhemb apo jo më shumë sesa për t’i pastruar qimet mirë pa e lënduar lëkurën./ Anabel
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...