Sport

55 mln euro për 750 sekonda/ Si ndeshjet, uiski dhe veshjet e bënë McGregor sportistin më të pasur në botë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 27 December 2021

Me shumë gjasa Conor McGregor arrinte t’i numëronte paratë e tij kur punonte si hidraulik në Irlandë. Por sot, të ardhurat e superyllit të UFC shtohen çdo moment.

Dy humbje në UFC mund të tregojnë një vit të keq sportiv për 33-vjeçarin, por një vështrim i shpejtë në llogarinë bankare sigurisht që s’do e bënte të ndihej dhe aq keq.

Mendohet që McGregor ka fituar shumën prej 55 mln dollarë nga dy ndeshjet e tij kundër Dustin Poirier këtë vit, që zgjatën vetëm 750 sekonda. Pra tregon se ka fituar 73 mijë euro për çdo sekondë që është ndodhur brenda kafazit.

-Advertisement-

Por të ardhurat e tij nga UFC janë thjesht maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për paketën e madhe të pagave të irlandezit këtë vit. Në muajin maj, Forbes, e emëroi “The Notorious”, si atletin më të paguar në botë për vitin 2020, pasi kishte fituar 180 milionë dollarë në një periudhë kohore 12 mujore.

Ai u ndesh vetëm një herë në këtë hark kohor, kundër Poirier dhe fitoi 22 milionë dollarë. Por, nga erdhi pjesa tjetër e parave?

Sipas Forbes, marrëveshjet e irlandezit me gjigandët e pijeve energjike, Monster Energy, firma e basteve Draft Kings dhe manjatët e kufjeve Beats by Dre, i dhanë një dorë të mirë parash Conor-it, shumën prej 8 mln eurosh.

Ai gjithashtu ka një marrëveshje shumëvjeçare fitimprurëse, prej 5 milionë dollarësh (3.7 milionë £) me markën e veshjeve sportive Reebok, e cila u nënshkrua në vitin 2018. Shifra të mëdha por që prapë se prapë nuk do bënin që ai të kalonte figura si Lionel Messi apo Lebron James.

Por, këtu hyn në lojë gjenialiteti i McGregor në biznes. Teksa atletët kryesorë nënshkruajnë marrëveshje shumë milionëshe me kompani si RedBull, Pepsi apo Coca Cola, irlandezi ka krijuar biznesin e tij.

“Proper 12”, uiski irlandez, i emëruar sipas lagjes ku u rrit sportisti. Kjo pije është promovuar pa reshtur nga McGregor që nga linçimi në shtator 2018. Ai përpiqet tërë kohën ta promovojë, qoftë në Instagram-in e tij ku ka 43.2 milionë ndjekës, apo gjatë ndeshjeve të UFC. Gjithashtu ka ndarë fotografi të pijes me njerëz të famshëm si Jose Mourinho, Johnny Depp apo Justin Bieber.

Në mënyrë të pabesueshme, Proper 12 i solli atij të ardhura prej gati 1 miliard dollarë në vitin e tij të parë.

“Mund të kisha zgjedhur rrugën e lehtë, të firmosja me kompani të tjera. Por ndoqa zemrën time dhe m’u shpërblye,” tha irlandezi për Forbes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera