Lajme

50 studentë do të kryejnë punë praktike me pagesë në institucionet energjetike

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 01 March 2019

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të kenë mundësi që të kryejnë punë praktike me pagesë në institucionet e sektorit energjetik të cilat i përfaqëson Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ministri i këtij dikasteri qeveritar, Valdrin Lluka, së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit e cila iu mundëson 50 studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të kryejnë punën praktike 3 mujore me pagesë në Korporatën Energjetike të Kosovës “KEK SH.A”, Operatori, Sistemi, Transmisioni dhe Tregu “KOSTT SH.A”, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike “KESCO SH.A” dhe në Kompaninë për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë “KEDS SH.A”.

Bëhet e ditur se pos punës praktike, studentët do të kenë mundësi që nën angazhimin e personelit të UP-së të zhvillojnë aktivitete shkencore dhe profesionale, të përdorin pajisjet dhe laboratorët e UP-së për aktivitete si dhe shfrytëzimi i sallave të MZhE-së dhe UP-së për organizim e trajnimeve dhe konferencave të ndryshme, të gjitha këto me synim të promovimit dhe masivizimit të edukimit në fushën e energjisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera