Lajme

5 qytete zvicerane në mesin e top përdoruesve të kokainës në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 10 March 2018

Baseli, Berni, Zurihu, St.Gallen dhe Gjeneva janë në mesin e 10 qyteteve evropiane ku kokaina përdoret më së shumti.

Këto të dhëna kanë ardhur nga një studim i kryer me 56 qytete evropiane nga 19 shtete. Studimi u krye nga qendra për evropiane për analizimin e përdorimit të drogës.

Për të ardhur deri në rezultate janë marrë parasysh përdorimet e përditshme të drogave, testimi i 43 milionë njerëzve për shenja të drogave si; kokainë, ekstazë dhe llojë të tjera të drogave, raportojnë mediat lokale zvicerane, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Zurich u rendit i dyti, pas Barcelonës, për përdorimin më të lartë të kokainës, kurse St.Gallen u rendit në vendin e katërt, i ndjekur nga Gjeneva (në vendin e pestë), Bazeli (në vendin e tetë), pastaj në vendin e nëntë figuron qyteti i Bernit.

Të dhënat e hulumtimit sygjerojnë që përdorimi i kokainës është duke shënuar një trend në rritje në Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera