49-vjeçari nga Istogu përgatiste drogën në kuzhinë për ta shitur – detaje nga aktakuza
Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 12 June 2023
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër Sh.B., 49 vjeç, nga fshati Serbobran Komuna e Istogut, i nacionalitetit egjiptian, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Prokuroria thekson se 49-vjeçari është recidivist dhe i njëjti gjendet në paraburgim nga data 02.01.2023, masë kjo që i është vazhduar deri me datën 30.07.2023. Gazeta Express sjellë detaje nga aktakuza.
Sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, Sh.B., posedonte substanca narkotike të llojit, mariuhanë, heroinë dhe metadon, të cilat më pas i përgatiste me qëllim për t’i shitur.
“Me datën 02.01.2023 rreth orës 20.00 ne fshatin Serbobran Komuna e Istogut, rr. “Dituria” nr. 101, pa autorizim, me qellim te shpërndarjes dhe shitjes, posedon substanca te cilat janë shpallur me ligj si narkotike dhe atë narkotikun e llojit mariuhane, heroinë dhe metadon, ne atë mënyre që, i pandehuri pasi siguron narkotikët e lartcekur, e merr në shtëpinë e tij, e përgatitë me qellim që ta shpërndaj dhe shes duke i vendosur në pjesë të shtëpisë”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.
I pandehuri e shpërndante drogën nëpër qese të vogla në vende të ndryshme të shtëpisë si në dollapin e kuzhinës, në dhoma etj, por këtë veprimtari ia hetoi policia për t’ia sekuestruar drogën.
“Ku në kuzhinë nën dysheme, në qese me duhan kaçak e vendos një sasi të narkotikut mariuhanë me peshë 1.27gram , në dollapin e kuzhinës vendos një sasi tjetër të narkotikut mariuhanë me peshë 3.90gram , në dhomën tjetër në mesin e rrobave vendos një qese tjetër me narkotik të llojit marihuanë me peshë prej 1131.80gram , në dhomën e qëndrimit skaj dyshekut fsheh një shishe qelqi me narkotik metadon 12ml. , në dhomën e gjumit nën dyshek fsheh një qese me narkotik të llojit heroinë me peshë prej 0.10gram , ndërsa nën tepih fsheh gjysmë cigare me narkotik mariuhan me peshë prej 0.20gram , mirëpo më pas hetohet nga Policia e Kosovës, të cilët i’a sekuestrojnë”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.
Sipas prokurorisë, me këtë i pandehuri ka kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 1 të KPRK-së.
Tutje, pas analizimit të shkresave, prokuroria thekson se i pandehuri Sh.B., me herët kishte poseduar narkotikë dhe ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë edhe me parë për vepër penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 të KPRK-së dhe i njëjti ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog për veprën penale të lartcekur.
Por, edhe përkundër se ishte shpallur fajtor, i pandehuri në fund të muajit Dhjetor 2022 siguron narkotik të llojit mariuhanë, heroinë dhe metadon për t’i dërguar në shtëpinë e tij.
“Këta narkotik i përgatitë me qellim që t’i shpërndaj dhe shes duke i vendosur në pjesë të shtëpisë, ku në kuzhinë nën dysheme”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë së Pejës, të cilën e posedon Gazeta Express.
I pandehuri në prokurori kishte pranuar në tërësi fajësinë si dhe ka shprehur keqardhje duke deklaruar se në të ardhmen nuk do të bie ndesh me ligjin.
Ndërsa një dëshmitar ka deklaruar se Sh.B., i ka thënë se droga është e tij dhe se po “don mu kap me bo parë më shumë”.
Pas përfundimit të aktakuzës, prokuroria i ka propozuar gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...


































