Lajme

43-vjeçari gjendet i vdekur brenda në shtëpi, tronditen familjarët

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 19 June 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Tiranë. Mësohet se në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 43-vjeçari jetonte i vetëm dhe se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

-Advertisement-

Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera