Lajme

42 shtete mblidhen për bisedimet e paqes për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 05 August 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur përpjekjet e ekipit të tij teksa marrin pjesë në bisedimet e paqes në Arabinë Saudite së bashku me 41 vende të tjera.

Bisedimet, të cilat përfshijnë Kinën, por përjashtojnë Rusinë, janë midis këshilltarëve të krerëve të shteteve për një “formulë paqeje” të mundshme, shkruan Sky News.

Zelensky tha se shtetet pjesëmarrëse ishin “të bashkuar nga përparësia e së drejtës ndërkombëtare” e shkelur kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Është shumë e rëndësishme që aty, në margjinat e takimit në Jeddah, të zhvillohen negociata dypalëshe me partnerët”, shtoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera