Sport

41 vite Zlatan Ibrahimovic, Milani i bën urimin e veçantë: Nuk lindin më lojtarë si ti

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 03 October 2022

Zlatan Ibrahimovic feston sot 41-vjetorin e lindjes. Sulmuesi suedez vazhdon rikuperimin e pësuar në muajin maj, ndërkohë që të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në ditën e lindjes.

Mes tyre edhe ai i Milanit, klub të cilin e “ringjalli” me rikthimin e tij në Milanello në janarin e vitit 2020. “Nuk ka më lojtarë të tillë. Me një fjalë: unik. Paç një ditëlindje hyjnore”, shkruajnë kampionët e Italisë.

Ibra vazhdon të punojë fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë dhe për të dhënë kontributin e tij me kuqezinjtë e Stefano Piolit, të cilët rikthehen të mërkurën në fushë për duelin vendimtar ndaj Chelsea në Champions League.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera