Fun & Video

40-vjeçarja martohet me veten e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 28 September 2017

Në një ceremoni dasme, me 70 të ftuar e fustan të bardhë, një 40-vjeçare në Itali është martuar me veten e saj.

Edhe pse duket një ceremoni e pakuptimtë, “nusja” Laura Mesi është bërë pjesë e një trendi në rritje për vetë-martesë, e cilësuar si “sologamy”, në disa vende përreth globit, padyshim që kjo “martesë” nuk ka asnjë fuqi ligjore.

“Unë besoj se çdo kush prej nesh së pari duhet të dashurojë vetveten”, deklaroi ajo, duke theksuar se “Çdokush mund të ketë një ‘përrallë’ edhe pa pasur një princ”.

-Advertisement-

Ajo tregon se ideja e një dasme të tillë i ka ardhur para 2 vitesh pasi lidhja e saj 12-vjeçare mori fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera