Lajme

38 vjeçari në Ferizaj ia drejton armën një 14 vjeçari, ndërhyn policia

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 23 August 2022

Mbrëmë, rreth orës 21:00, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në lagjen ‘’Iliria ‘’, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj një person me inicialet A.S ( M/K) i moshës 14 vjeçar ishte sulmuar nga një person tjetër me inicialet G.H ( M/K) i moshës 38 vjeçare.

Policët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur që nga i dyshuari “G.H t’ia heqin nga dora armën e zjarrit, i cili e kishte të drejtuar kundrejt viktimës A.S”, njofton policia.

I njëjti është arrestuar, ndërsa si provë materiale policia ka konfiskuar: “Një armë të zjarrit (pistoletë),një karikatorë me katër fishekë dhe një mjetë të mprehtë i kombinuar (dara)”.

-Advertisement-

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera