Fokus

341 raste pozitive me COVID-19 vetëm për 24 orë, nga MSH-ja tregojnë a do të ketë masa të reja

Autori: Samire Jaha 12:49 | 06 July 2022

Ministria e Shëndetësisë pritet që së shpejti të thërrasë, Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim për COVID-19 për të rishikuar masat e deritashme pas rritjes alarmante të numrit të rasteve pozitive me këtë virus në vend, ku vetëm sot pati 341 raste të reja.

Këtë e kanë konfrimuar për Gazetën Infokus nga zyra për informim e MSH-së të cilët kanë deklaruar se janë në konsultime të vazhdueshme me këtë komitet.

“Të gjithë trupat relevante ne gatishmeri dhe reagim ndaj COVID-19 janë në konsultime të vazhdueshme. Sipas nevojës do të thirret së shpeti mbledhja e radhës”, thuhet në përgjgijen e MSH për Infokus.

-Advertisement-

Po ashtu nga kjo ministri kanë bërë të ditur se ndryshimi i masave do të bëhet me rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë në vend, shkruan Gazeta Infokus.

“Ndryshimi eventual i masave do të dal nga rekomandimet e ekspertëve. Masat aktuale në fuqi, rekomandojnë bartjen e maskës në mjedise të mbyllura dhe krahas kësaj inkurajojnë vaksinimin”, thuhet tutje në përgjigje nga kjo ministri.

Ndërsa, kanë theksuar se nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës po bëjnë një analizë të situatës me një fokus të veçantë në vendet e rajonit.

“Situata me COVID-19 përcillet në baza ditore. IKShPK përveç grumbullimit të të dhënave, analizon edhe të dhënat dhe trendet nga vendet tjera, me fokus të veçante në vendet e rajonit tonë, si dhe shtetet ku kemi mërgatë”, kanë thënë nga MSH për Infokus.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë vazhdon që të iu bëjë thirrje qytetarëve qe ta vaksinohen, sepse kjo është masa me efektive për parandalimin e përhapjes se sëmundjes, zhvillimit te formave te renda te saj dhe vdekjeve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera