Lajme

“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 25 November 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovës janë të shqetësuar për shfrytëzimin e aseteve të shtetit.

Në Klan Kosova, ish-kryetari i Gjilanit, u shpreh se 30 milionë euro janë harxhuar në naftë. “Me dalë në zgjedhje me asete të partisë së vetë, jo me asetet të shtetit”, tha Haziri për Qeverinë.

“Mos i prekni asetet e shtetit, nuk ka të drejtë askush t’i prekë asetet e shtetit dhe me bë fushatë politike e partiake. Ne po e shohim që miqtë tanë janë shumë të shqetësuar për shfrytëzimin e shtetit. 30 milionë euro me harxhu në naftë o vëlla, ku shkojnë ato?”, tha më tej Haziri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera