Lajme

30 ditë afat për zgjedhjen e kryesuesit të ri të KK të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 02 March 2024

Kuvendi i Prishtinës, që nga e marta e 27 shkurtit, mbeti pa të zot, kjo pasi me 33 vota u shkarkua Pëllumb Bajçinovci nga kjo pozitë.

Kjo erdhi pas inicimit për mbajtjen e kësaj seance nga Lëvizja Vetëvendosje, që u mbështet edhe nga partitë tjera opozitare AAK, AKR dhe gjithashtu PDK, si parti tashmë opozitare, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Nga kjo seancë u përmendën edhe arsyet që çuan deri në mbajtjen e kësaj seance, si ato për bllokimin e Kuvendit Komunal dhe mospërpjekjen e Pëllumb Bajçinovcit, si kryesues i Kuvendit Komunal të kryeqytetit.

-Advertisement-

Nga partitë opozitare që nuk e përkrahën inicimin për shkarkim të Bajçinovcit, ishte Nisma Socialdemokrate. Endrit Zabërgja nga kjo parti, u shpreh se për të “është interesant afeksioni i shpejtë në mes PDK-së e LVV-së”.

Shkarkimin e Pëllumbit të habitshëm për disa arsye po e shohin Iniciativa për Progres (INPO).

“Kuvendi Komunal në çdo fillimvit miraton planin e punës, dhe sigurisht që për thirrjet e seancave dakordohen kryesuesi dhe kryetari i komunës, pra nuk i mbetet faji vetëm i kryesuesit”, thanë nga kjo organizatë.

E afati kohor për zgjedhjen e të riut është brenda 30 ditësh nga data e shkarkimit. Në rast se kjo nuk bëhet sipas INPO, shkohet në zgjedhje, më saktë vetëm për asamble. /Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera