3 vjet e gjysmë në burg pa faj, kërkon kompensim 1 milionë, i ofrohen 100 mijë

Autori: Gazeta inFokus
20:33 | 15 August 2022
Në fillim të korrikut, Gjykata Themelore e Gjilanit vendosi që ta dëmshpërblej Gazmend Laknën me 103 mijë euro. Ky i fundit ka kërkuar 1 milionë euro
Gazmend Lakna për tri vjet e gjysmë qëndroi nëpër burgje të ndryshme në Kosovë, edhe pse ishte i pafajshëm për veprat me të cilat ngarkohej. Për kohën e kaluar në qeli, Lakna tash po ia kërkon Këshillit Gjyqësor të Kosovës 1 milion euro, por Gjykata Themelore e Gjilanit, ka vendosur se atij I takojnë vetëm 103 mijë euro si kompensim.
Si i pafajshëm i kaloi tri vjet e gjysmë në burg.
Prandaj, për këtë kohë të kaluar prapa grilave, Gjykata Themelore e Gjilanit vendosi në fillim të korrikut, që ta dëmshpërblej Gazmend Laknën me 103 mijë euro.
Mirëpo, kjo shumë për gjilanasin, është e papranueshme.
“Mendoj që është shumë qesharake kjo 100 mijë euro. Fundi i fundit unë 100 mijë euro nuk ja marrë hiç. Ja lo krejt e nuk ja marrë hiç. Po të drejtën ligjore do ta shfrytëzojë, qoftë nevoja do të pres, nëse do Zoti hyn Kosova në Këshill të Evropës, deri në Strasburg do të shkoj. Do ta shtyej me mjete ligjore, se me gjyks nuk kam me kënd”, ka thënë Gazmend Lakna, qytetar.
Për kohën kaluar në ballafaqim me drejtësinë, Lakna po kërkon plot 1 milion euro.
“Me drejtësinë hala nuk po mundem me u nda. Do të thotë hala jam në proces gjyqësor. Paramendo përmbi një dekadë, përmbi një dekadë është shumë, se është jetë, është jetë. Nuk kam mujtë unë me e prekë pauzë edhe me thënë po pauzoj qito dhjetë vjet se kam problem me drejtësinë dhe tani ja nisi unë me jetu prapë. Koha ka ecë”, ka thënë Gazmend Lakna, qytetar.
Lakna, dyshohej nga EULEX, e më pas Prokuroria Speciale, se ishte pjesë e grupit të njohur si “Grupi I Dobrosinit, që kishin sulmuar pikën kufitare të policisë serbe në atë fshat.
Vendimin e dy shkallëve të para që i kishte gjetur fajtor, Supremja e kishte prishur dhe GJykata Themelore në Gjilan I kishte liruar nga akuzat, vendim që ishte vërtetuar nga shkalla e dytë.
“Kur është bërë arrestimi ka qenë befasi, një kohë të mirë nuk e kam ditë as për çka. E kam parë një akuzë, e rëndë, një akuzë që nuk e kisha mendu ndonjëherë që mund të ballafaqohem me të”, ka shtuar ai.
Sikur Laknën, Këshilli Gjyqësor, gjatë këtij viti ka dëmshpërblyer të dënuar pa bazë, në vlerën e 192 mijë eurove.
Në vitin 2021, kjo shumë për 149 raste kapi vlerën e mbi 457 mijë eurove.
Përkundër gjithë këtyre shumave të paguara, avokati Florim Shefqeti vlerëson se pak persona përfitojnë dëmshpërblime nga ballafaqimi pa bazë me drejtësinë.
“Me aq sa kam njohuri unë mendoj se nuk kemi vendime të mjaftueshme. Ajo që e citova paraprakisht, që do të duhej të gjykohej edhe vetëm fakti i ngritjes së një aktakuze. Kjo nuk do të nënkupojë kjo që prokurorët të mos bëjnë ngritje të aktakuzave por të hetohen saktë të gjitha provat para se të bëhet ngritja e aktakuzës”, ka thënë Florim Shefqeti.
E pas vendimit të shkallës së parë, Lakna është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, ku ka disa javë që ka dërguar ankesë. /RTV Dukagjini /

Të tjera
-
Trump i bindur: Mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje ndërmjet Iranit dhe Izraelit
Presidenti Donald Trump përsëriti se SHBA nuk është e përfshirë në konfliktin...
-
2 muaj nga seanca e parë konstituive, a do bëhet kuvendi me zot shtëpie në tentativën e 32-të?
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen edhe këtë të diel....
-
Ndërprerje e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, ja zonat e prekura
Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik, disa zona do të pë...
-
Qytetarët akuzojnë KRU “Prishtina”: Ndalën ujin që 24 orë në 4 komuna pa asnjë paralajmërim
Qytetarët në katër komuna të rajonit të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijs...
-
Gjendje alarmante: Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi e Kalabria 24 orë pa ujë
Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova...
-
LAJMI I FUNDIT – Dyshohet për the*rrje me thi*kë tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë
Sot në orët e vonëshme po dyshohet për një therje me thikë tek Ura e Ibrit në...
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...