Lajme

28 Nëntori nis të festohet me lutjet për ta ndihmuar Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 28 November 2019

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë me rastin e festës së 28 Nëntorit, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Prekazi sot ishte vendi ku shumë qytetarë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, kujtuan heroizmin e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.

Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari uroi të gjithë për festën e 28 Nëntorit dhe shprehu solidaritet për të gjithë viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Ai tha se kjo festë na gjeti me zemër të thyer.

-Advertisement-

Jashari: Festat e nëntorit me zemër të thyer

“Neve sot te dy komunat bashkë, komuna e Skenderaj dhe e Drenasit, filluam me homazhet në Prekaz për nder të 28 Nëntorit, festave të Nëntorit, Nëntorit të Lavdisë, por që njëkohësisht kësaj radhe jemi me zemër të thyer, me shpirt të lënduar, për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri, që neve jemi duke i kujtuar dhe duke u përpjekur në çdo hap, çdo moment që të bëjmë diçka, që sa do pak të mundemi t’ia kthejmë borxhin që na e kanë dhanë qysh në 99 shteti amë Shqipëria”, tha ai.

Ai tha se homazhet do të vazhdojnë në Marinë dhe në Gllanasellë.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, uroi të gjithë qytetarët për festën e 28 Nëntorit dhe tha se edhe pse jemi në festë, mendjen e kemi te tragjedia në Shqipëri.

Lladrovci: Edhe pse jemi në festë mendjen e kemi te ata njerëz që kanë humb familjet e tyre

“I uroj të gjithë Shqiptarët ku do që janë për festen e 28 Nëntorit, është festa më e rëndësishme e kombit tonë, siç e tha edhe Beka sot jemi bashkë dy komunat siç jemi edhe në shumë raste të festave në komunën tonë. Ne bashkëndjejmë dhe i lusim të gjithë qytetarët për solidaritet për vëllezërit tonë në Shqipëri edhe pse ne jemi në festë mendjen e kemi te ata njerëz që kanë humb familjet e tyre”, tha Lladrovci.

Jashari dhe Ladrovci, së bashku me përfaqësues tjertë të komunave, kanë vazhduar homazhet edhe në Marinë, për nder të veprës dhe jetës së të rënëve për liri.

Përndryshe, të dy komunat, në orën 100:, do të mbajnë një seancë solemne për festën e nëntorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera