28 milionë euro buxhet për barna e material shpenzues
Autori: Gazeta inFokus
20:04 | 12 May 2018
Institucionet publike shëndetësore edhe më tutje vazhdojnë të përballen me mungesë të theksuar të barnave, pavarësisht se për këtë qëllim nga buxheti i shtetit janë ndarë më shumë se 20 milionë euro. Aktualisht janë duke munguar insulinat, barnat për kimioterapi, por edhe ato më elementare që janë në listë esenciale , shkruan “Zëri.info”.
Zyrtarë për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë për “Zërin” se janë rreth 28 milionë euro që shpenzohen për barna dhe material shpenzues. Sipas tyre, as ky buxhet nuk i përmbush të gjitha nevojat.
“Buxheti për barna dhe material shpenzues i MSH-së është 22 milionë euro, por ky buxhet prapëseprapë nuk i përmbush qind për qind nevojat e mbulueshmërisë me barna të listës esenciale. Janë edhe 6 milionë euro të tjera për barna dhe materiale shpenzuese për Kujdesin Parësor (komunat), që i bie se në total buxheti për barna dhe material shpenzues (për tri nivelet e kujdesit shëndetësor) është 28 milionë euro”, kanë thënë ata.
Ata kanë treguar se Ministria është duke bërë përpjekje t’i parandalojë kontratat me çmime të larta të barnave dhe siç kanë thënë ata, furnizimi me barna do të stabilizohet.
“MSH-ja bën furnizimet e rregullta të institucioneve shëndetësore publike në bazë të listës esenciale, por kjo varet edhe me mundësitë buxhetore që ka në dispozicion. Gjithashtu në sektorin farmaceutik janë duke u ndryshuar praktikat e furnizimeve dhe MSH-ja është në përpjekje që të parandalojë kontrata me çmime të larta të barnave, që dëmtojnë buxhetin e shtetit. Disa ndryshime që kanë filluar në sektorin farmaceutik janë përcjellë me vështirësi fillimisht, por në afat më të gjatë furnizimi do të stabilizohet në veçanti në programet më vitale, siç janë hemodializa, sëmundjet malinje-onkologjia, vaksinimi etj”, kanë theksuar ata.
Sipas tyre, rritja e buxhetit për barna ka ndikuar në zvogëlimin e mungesave të tyre.
“MSH-ja bën furnizimin çdo javë në bazë të kërkesave të vetë institucioneve të bazuara në listën e esenciale në fuqi, varësisht edhe në mundësitë tona buxhetore, por rritja e buxhetit për furnizim me barna dhe material shpenzues ka ndikuar dukshëm në zvogëlimin e mungesave dhe MSH-ja është duke punuar që në të ardhmen mbulueshmëria me barna dhe material shpenzues të jetë në nivel shumë më të lartë”, kanë thënë ata.
Zyrtarët për Informim në këtë ministri kanë treguar për “Zërin” se MSH-ja është duke bërë një listë të re të barnave esenciale.
“MSH është duke krijuar listën e re të barnave esenciale sipas kërkesave të institucioneve, nevojave të tyre, disponueshmërisë financiare dhe zhvillimeve të reja në fushën e farmacisë e mjekësisë, meqë në ndërkohë në Kosovë janë regjistruar produkte të reja farmaceutike, si dhe është e kuptueshme që në mjekësi në kuadër të protokolleve të reja të mjekimit në qarkullim futen terapi të reja për sëmundje të ndryshme, andaj përditësimi i listës esenciale të barnave do t’i minimizojë mungesat në furnizim me barna në institucionet shëndetësore publike”, kanë thënë ata. /Zëri/

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...




































