Lajme

271 protestues të arrestuar në Shqipëri brenda shtatë ditëve

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 20 Tetor 2026

Në shtatë ditë revoltë të studentëve në Shqipëri, janë arrestuar 271 persona nga Policia. Këto të dhëna u bënë publike në një komunikatë për media të lëshuar këtë të martë më 20 tetor.

Protestës gjatë kësaj të marte i janë bashkuar edhe profesorë, të cilët kanë kërkuar dëgjimin e kërkesave të studentëve si dhe lirimin e të arrestuarve.

Kërkesë kryesore e studentëve protestues është dorëheqja e Kryeministrit, Edi Rama. Ky i fundit ndërkaq ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj personave që kryejnë akte dhune gjatë protestave.

-Advertisement-

Ndër opsionet që po shqyrtohen nga mazhoranca është edhe përfshirja e protestuesve të identifikuar si autorë të dhunës në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas një raportimi ekskluziv të Report TV, këtë propozim e kanë bërë të ditur burime brenda mazhorancës, derisa paketa e sanksioneve e paralajmëruar nga Rama është ende në diskutim.

Sipas raportimit, ky është vetëm njëri nga opsionet që po shqyrtohen nga pushteti, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse masa do të miratohet dhe si do të zbatohej në praktikë.

Krahas mundësisë së kufizimit të udhëtimit në vendet e BE-së, Rama ka paralajmëruar edhe masa të tjera ndaj personave që përfshihen në akte dhune gjatë protestave.

Ai ka deklaruar se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet që shkaktojnë fëmijët e tyre të mitur gjatë protestave.

Ndërkaq, studentët që ushtrojnë dhunë ndaj pjesëtarëve të policisë mund të përballen me humbjen e bursave, arsimit falas dhe mbështetjes tjetër financiare nga shteti.

Sanksione janë paralajmëruar edhe për mësimdhënësit që nxisin nxënësit të kryejnë akte dhune, të cilët, sipas raportimit, rrezikojnë ta humbin vendin e punës në institucionet publike.

Rama, protestat që kanë hyrë në ditën e shtatë kundër tij, i ka cilësuar si “të nxitura nga duart e huaja”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy