Lajme

27-vjeçarja nga Korça pret damarët në Kishën e Laçit

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 22 September 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kishën e Laçit ku një vajzë e re ka tentuar të flinjohet duke prerë damarët.27-vjeçarja A.G., me banim në Vithkuq të Korçës, gjatë ditës së enjte, në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës.

E reja ka përfituar nga fakti ku në shkallët e rrugës së kishës nuk kishte njerëz, duke prerë damarët gjatë pasdites së djeshme.Vajza është gjetur e larë në gjak nga besimtarë të rastit, duke u transportuar për në spitalin e Laçit.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë bëri të mundur shpëtimin e saj, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për ndjekje të mëtejshme, ndërkohë që për shkak të natyrës delikate të çështjes, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera