Sport

27-vjeçari i Realit zgjedh skuadrës e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 01 June 2023

Marco Asensio e ka mbyllur me Realin e Madridit, skuadër nga e cila do të largohet si lojtar i lirë pas tetë viteve.

Gjatë së cilave fitoi 16 trofe në “Santiago Bernabeu”.

Emri i anësorit të djathtë është lidhur me një kalim në Itali, teksa në Premier League e kërkojnë skuadra si Chelsea, Liverpool dhe Aston Villa.

-Advertisement-

Por, AS shkruan se 27-vjeçari ka arritur marrëveshjen për të vijuar karrierën te PSG. Klub me të cilin pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare.

Drejtuesit e Realit tentuan deri në fund për të rinovuar me lojtarin e kombëtares spanjolle. Por Asensio e kishte ndarë mendjen për t’u larguar.

Fakti që nuk ia ka dalë të rikthehet në një titullar fiks tek ekipi i Carlo Ancelottit, ndikoi që sulmuesi i krahut të mos pranojë firmosjen e kontratës së re.

Asensio numëron 285 ndeshje me Real Madrid, duke shënuar 61 gola dhe duke dhënë 32 asistime për shokët e skuadrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera