Lajme

26 raste të dhụnës në familje gjatë muajit gusht në rajonin e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 02 September 2024

Gjatë muajit gusht janë raportuar 26 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, 22 prej tyre janë në Ferizaj, 2 raste në Han të Elezit, 1 në Shtime dhe 1 në Shtërpcë.

Ndërkaq në të njëjtin muaj një vit më parë, janë raportuar 21 raste të dhunës në familje në këtë rajon.

-Advertisement-

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250, 0290/322-406”, shton policia në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera