Lajme

256 persona shërohen nga COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 26 January 2021

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë edhe 5 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 288 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar 256 persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879”, njofton IKSHPK./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera