25 persona të lënduar nga mjetet piroteknike, drejtori i Emergjencës flet për gjendjen e tyre
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 01 January 2023
25 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga mjetet piroteknike për të festuar Vitin e Ri 2023. E po natën e mbrëmshme ishin edhe 3 qytetarë të cilët u plagosën me plumb qorr.
Ndërsa, edhe sot në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare kanë vazhduar të kërkojnë tretman mjekësor qytetarë që janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Drejtori i Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, Naser Syla për KosovaPress thotë se vetëm gjatë ditës së djeshme 271 pacientë kërkuan shërbime mjekësore.
Ai tha se nga 25 të lënduarit me mjete piroteknike, dy kanë vazhduar trajtimin në Klinikën Plastike për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa të tjerët janë liruar për në shtëpi.
Ndërsa nga 3 personat e plagosur me plumb qorr, dy kanë vazhduar trajtimin në Klinikën e Ortopedisë, e njëri është liruar.
“Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve në Qendrën Emergjente kemi qenë shumë të ngarkuar për 24 orë trajtim kanë kërkuar 271 pacientë… Prej tyre kemi pas diku 23 ndeshje komunikacioni, për fat të keq një ka qenë me fatalitet. Kurse, pjesa që është më e ndjeshme defakto gjatë festave në shtetin tonë janë lëndimet me mjete piroteknike që kemi pas 25 raste vetëm gjatë natës së vitit të ri, dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë që janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, të tjerët janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe janë kthyer për vazhdim tretmani në shtëpi. Pastaj, kemi pasur 3 persona të plagosur me plumba qorr, 2 prej tyre janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë, kurse njëri pas tretmanit është liruar në shtëpi të vazhdojë trajtimin e mëtutjeshëm… Sot prej orës 08:00 deri në mesditë kanë qenë 3 raste po ashtu me mjete piroteknike, është shumë me rëndësi që nuk janë fëmijë por janë të rritur, çka do të thotë nuk na tregon se vetëm fëmijët i përdorin këto por edhe të rritur”, theksoi Syla.
Drejtori i Klinikës Emergjente vitin 2022 e përshkruan si vit të ngarkuar me pacientë, ku thotë se mbi 92 mijë pacientë morën trajtim gjatë vitit që sapo e lamë pas.
Syla thotë se sfidë për këtë klinikë janë referimet e panevojshme.
“Gjatë vitit 2022 duhet të ceki ka qenë një fluks jashtëzakonisht i lartë i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë dhe trajtim në Qendrën Emergjente, diku kemi pas mbi 92 mijë pacientë që kanë kërkuar ndihmë në këtë qendër, me një hapësirë që e dimë të gjithë prej 507 metra katrorë, ka qenë vit shumë i ngarkuar, një vit shumë i mbushur me raste të llojllojshme… 03’23 Sfidë kryesore ka qenë numri shumë i lartë i pacientëve, referimi i tyre me arsye dhe pa arsye në Qendrën Emergjente duhet të ceku që 40-45% i tërë këtij numri nuk ka qenë pacientë që është dashur të referohen në Qendrën Emergjente dhe që të trajtohen në Qendrën Emergjente, filtrimit dhe referimi i pacientëve nuk ka qenë i kënaqshëm”, u shpreh drejtori i Emergjencës.
Si në të gjithë sektorin shëndetësor edhe në Klinikën Emergjente pranë QKUK, Syla e thekson mungesën e mjekëve emergjentë dhe anesteziologëve.
“Kemi mungesë të mjekëve posaçërisht janë dy profile të mjekëve që janë me mungesë më të madhe në Kosovë, janë mjekët e emergjencës dhe janë mjekët e anestezionit. Këto të tjerat është numri i nevojshëm si i teknikëve i punëtorëve të tjerë mbështetës”, tha ai.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...