Lajme

24 orë nën rrënoja, rrëfimi prekës: Nëna kosovare e kishte mbuluar djalin me trupin e saj

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 31 October 2020

Një grua me origjinë shqiptare nga Kosova humbi jetën nga tërmeti tragjik në Izmir, ndërsa djali i saj është në gjendje të rëndë për jetën.

Besmira Bylykbashi, që studion dhe jeton prej disa vitesh në Izmir rrëfeu për Abcnews.al se Nazmie Doraja 62-vjeçe dhe djali i saj u gjetën pas 24 orëve nga kërkimet.

Por vetëm djali kishte arritur të mbijetonte. “Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën” tha ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera