Lajme

21-shi i PDK-së, Eliza Hoxha flet për qeverisjen Kurti: “Me fjalë nuk rregullohet shteti”

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 05 June 2026

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha, ka bërë një analizë kritike të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se shteti nuk mund të rregullohet vetëm me fjalë, por kërkon veprime konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo kritikoi qeverisjen e Albin Kurtit dhe LVV-së, duke deklaruar se ideja e tyre për shtetin është e fokusuar mbi kontrollin, por jo mbi zhvillimin e vërtetë të tij.

“Unë me një fjalë këtë qeveri muj me thanë qeverisje e fjalëve. Me fjalë nuk rregullohet shteti, me shtesa mirëmbahet shoqëria por nuk zhvillohet shoqëria. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje idenë për shtetin e kanë në kontroll por jo në zhvillim dhe nëse e shohim zhvillimin si diqka që veq shteti duhet me e ofru mendoj që kjo e cenon qëllimshëm prapë po them natyrën e shtetit. Shteti i Kosovës është projektuar të jetë i lirë, shteti i Kosovës është i projektuar që taksat ose paranë publike ta ofrojë ta kthejë mbrapa tek qytetari në emër të mundësive jo në emër të një shtese e cila e lenë popullin e bënë të varur por edhe e bënë parazit”, tha Hoxha.

-Advertisement-

Ajo theksoi se mungesa e vëmendjes ndaj qytetarit punëtor po dobëson energjinë dhe zellin e qytetarëve që kontribuojnë për zhvillimin e vendit.

“Pra mu më mungon në Kosovë njeriu punëtor sepse e mbyt edhe zellin e njerëzve që punojnë,” përfundoi Hoxha.

Ndryshe Eliza Hoxha kandidon për deputet me numrin 21 nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy