Sport

209 birra e 75 “Jagermeisters”, lojtarët “tërbojnë” Lampard pas fitores

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 17 May 2019

Derby Country është 90 minuta larg suksesit të madh. Një fitore në finalen e “play-off” ndaj Aston Villa më 27 maj do të thotë që skuadra e drejtuar nga Frank Lampard është zyrtarisht në Premier League sezonin e ardhshëm.

Këtë finale Derby e siguroi pasi mundi 4-2 Leeds në fushën e vet, teksa ndeshjen e parë e patën humbur 1-0 në shtëpi.

Një sukses historik për ish-mesfushorin e Chelsea, që pas kualifikimit për në finale i ka nxjerrë të gjithë lojtarët dhe stafin për të festuar në një bar afër stadiumit.

-Advertisement-

Fatura i takoi pikërisht trajnerit Lampard që vendosi të nxjerrë skuadrën dhe në rrjet është publikuar shifra e paguar nga anglezi. Plot 2.800 paund kanë shpenzuar duke pirë në atë festë, ku bien në sy mbi 40 produkte të ndryshme të porositura.

Normalisht që birra dominon, plot 209 copë kanë konsumuar lojtarët dhe stafi, 75 kanë qenë teke me “Jagermeisters”, 65 “Grey Goose Vodka”, 54 “Sambuca”, 38 “Tequila”, 29 “Fireball” (pije që ka 33% alkool) dhe vetëm një “Cocca Cola”dietike, që mesa duket dikush nuk ka qenë në qejf për të festuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera