Lajme

2018- vit i dështimeve

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 26 November 2018

Drejtuesit e koalicionit qeversisë këtë vit kanë premtuar se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave për Zonën Schengen, do të marrë njohje të reja, si dhe do të anëtarësohet në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare, INTERPOL.

Megjithatë vlerësohet se në këto tri fusha Kosova ka dështuar.

Derisa sivjet ka ardhur vetëm një njohje e re, disa shtet janë deklaruar se kanë tërhequr njohjen, shkruan inFokus.

-Advertisement-

Përveq dështimit për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare “Interpol” edhe në procesin për liberalizimin e visave ka ngecje. Madje janë dhënë sinjale të forta se sivjet nuk do të ketë vendim për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Ndërkohë, partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se Qeveria është duke vepruar pa program të qartë, ndërsa theksojnë faktin që diplomacia është politizuar tej mase.

Qeveria e Kosovës për dështimin e fundit, anëtarësimin në Interpol shpenzoj 1.2 milion euro për lobim në shtete të ndryshme të botës që të anëtarësohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera