Sport

20 vjet nga debutimi i “Fenomenit” te “Los Blancos”, gjeniu i futbollit e nisi me dygolësh (video)

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 06 October 2022

Kjo e enjte (6 tetor 2022) është një ditë shumë e veçantë për Real Madridin. Kanë kaluar 20 vjet nga debutimi i Ronaldo Nazario de Limas (Fenomeni) te klubi më i madh në botë. Një debutim historik me dygolësh nga një prej sulmuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, me tribunat e “Santiago Bernaneut” që iu përulen ikonës së futbollit.

Në javën e 5-të të kampionatit elitar spanjoll 2002/03, “Los Blancos” pritën Alavésin. Ronaldo, blerja e bujshme e Florentino Perezit (vinte nga Interi), e nisi sfidën në stol, diçka e pazakonte për “Fenomenin”.

Në minutën e 64-t, trajneri I Realit, Vicente del Bosque, snjalizoi brazilianin për t’u futur në fushë, si pjesë e një zëvendësimi të dyfishtë: Guti dhe Portillo ia lanë vendet respektive Solarit dhe Ronaldos. Pas një duartrokitjeje spektakolare, sulmuesi shënoi golin e parë në topin e parë që preku. 14 minuta më vonë sigloi të dytin, për të shënuar një debutim ëndrrash siç i ka hije një fenomeni të futbollit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera