Lajme

20 vjeçarja nga Kaçaniku që humbi jetën nga vërshimet do të varroset në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 21 July 2021

Vanesa Koxha nga Kaçaniku e cila humbi jetën pas vërshimeve në Gjermani do të varroset në këtë shtet.

Varrimi i 20 vjeçares do të bëhet në shtetin gjerman por ende nuk dihet data e saktë.

Këtë ka konfirmuar për Gazetën Infokus, kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.

-Advertisement-

“Varrimi bëhet në Gjermani. Nuk dimë datën e saktë këto janë informacionet që kemi deri më tani”, ka deklaruar Ilazi për Infokus.

Sipas informatave nga familjarët, 20 vjeçarja është mbytur në ujë derisa po kthehej në banesë nga puna.

Ndryshe në mesin e qindra viktimave kanë humbur jetën edhe një çift nga Peja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera