Lajme

20-vjeçarja e aksidentuar sot ka lëndime serioze, flasin nga Intensiva

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 24 April 2022

20-vjeçarja e cila u aksidentua sot në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka konfirmuar shefi i Intensivës, Shaqir Uka. Ai ka thënë se ata janë duke e vazhduar përkujdesjen për vajzën në fjalë, pasi është shtruar në këtë klinikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Lëndimet janë jashtëzakonisht shumë serioze, vajza vazhdon të jetë nën kontroll dhe përkujdesje aktive. Ajo vazhdon të jetë nën shoqërimin e barnave”, thotë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera