20 studente përfundojnë programin për inxhinieri, Osmani: Të krijojmë mjedis për të gjitha vajzat
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 18 October 2023
20 studentë kanë përfunduar me sukses programin Global Engineer Girls, ngjarje në fushën e arsimit dhe zhvillimit profesional të vajzave të reja inxhiniere. Ngjarje kjo e cila u vlerësua si arritje e veçantë për vendin.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përgëzuar studentet për arritjet e tyre në këtë drejtim.
“I gëzohem përherë ngjarjeve të tilla të cilat në qendër kanë gratë e vajzat e reja dhe sukseset e tyre. Programet janë iniciativa të shkëlqyeshme që mbështesin vajzat dhe gratë që kanë vendosur të ndjekin karrierën e tyre në fushat e inxhinierisë. Fushat STEM kanë inspiruar përherë inovacionin, duke i dhënë formë botës ku jetojmë. Është inkurajuese që numri i studentëve në fushat STEM vazhdon të jetë në rritje. Është e domosdoshme të punojmë se bashku në zvogëlimin e hendekut. Këto vajza të reja janë shembulli më i mirë i potencialit të rinisë sonë, sukseset e të cilave nuk njohin kufij. Është detyrë e jona të krijojmë një mjedis ku çdo vajzë lirshëm e pa hezitim mund të thotë unë dua, unë mund dhe do të arrijë”, tha Osmani.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angilo tha se Kosova është një ndër shembujt më të mirë që mund të marrin vendet e Evropës për punën e grave dhe barazinë gjinore në vend.
Drejtuesja e grupit, Limak, Ebru Ozdemir vlerësoi se kjo arritje është moment i veçantë për Kosovën, pasi 20 studente kanë arritur të lënë shenjë në fushën e inxhinerisë, që është fushë shumë e rëndësishme.
Se këto ngjarje janë dëshmia më e mirë për të kuptuar suksesin dhe kontributin e vajzave dhe grave, e tha ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ndryshe, kjo ngjarje u përmbyll me një pikë artisitke nga tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.
Të tjera
-
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin...
-
Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigur...
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...