Lajme

19-vjeçarja e shantazhon burrin me të cilin shkoi në motel, i kërkon 1 mijë euro që mos ta padisë për sụlm

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 01 October 2024

Raporti i afërt me një burrë i kushtoi me arrestim një vajze 19-vjeçare në Ferizaj. E reja fillimisht kërkoi ndihmën e Policisë duke e raportuar palën tjetër, por që ia bëri gropën edhe vetes. Ajo përfundoi në pranga nën dyshimet për shantazh, ndërsa edhe burri me të cilin u fut në telashe po hetohet për një rast tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detajet e dramës në të cilën u përfshi 19-vjeçarja dhe një 34-vjeçar

Bazuar në informacionet që ka Sinjali, palët janë takuar para dy ditësh, pas mesnate dhe kanë kaluar kohë në motel ‘Fati’ në fshatin Muhoc të Ferizajt.

-Advertisement-

Gjatë qëndrimit aty, për orë të tëra, çifti dyshohet se nuk u nda fort mirë dhe patën fjalosje, e madje debati mes tyre eskaloi edhe në sulm, ku viktimë ishte 19-vjeçarja.

Siç thonë të njëjtat burime, konflikti mes tyre vazhdoi edhe në biseda në rrjete sociale, por nuk u denoncua në Polici, pasi e dyshuara kishte bërë plan që ta kushtëzonte e shantazhonte 34-vjeçarin për të mos e raportuar..

Sinjali ka mësuar se 19-vjeçarja i kishte kërkuar 1 mijë euro nga i dyshuari për të mos e denoncuar në Polici lidhur me rastin e sulmit.

Por, meqë paratë nuk arriti t’i marrë, e dyshuara veproi kështu, e madje raportoi se edhe është sulmuar seksualisht nga i dyshuari derisa kanë qenë në motel.

Denoncimi i saj e aktivizoi Policinë, por pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua rasti i shantazhit dhe për pasojë dy palët përfunduan në stacion policor.

Ndaj të dyshuarës, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa burri i dyshuar është lënë i lirë për t’u hetuar në procedurë të rregullt për veprën penale “Sulmi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera