184 marrëveshje të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus
20:39 | 12 September 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në qendër të këtij takimi, ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, rezultatet e së cilës janë edhe nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, dhe për nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme.
“Në takim u tha se zbatimi i këtyre bashkëpunimeve ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e problematikave të mbartura ndër vite. Si rrjedhojë këto bashkëpunime janë gjithëpërfshirëse pasi prekin kryesisht fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës”, thuhet në njoftim.
Në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive, me 26 nëntor 2021 dhe 20 qershor 2022, janë nënshkruar 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore dhe ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Ndërkaq ndër marrëveshjet e nënshkruara në korrik të vitit 2023, kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi folën për marrëveshjen për lehtësimin e procedurave të kontrollit për produktet me origjinë joshtazore, bashkëpunimin mes palëve për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit, vijimin e bashkëpunimit me fokus lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe marrëveshjen për dhurimin e portalit e-inspection.

Të tjera
-
Momenti kur Dodik tentoi të ulej afër Netanyahut, organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka postuar foto dhe video me kry...
-
Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së
Në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, sot do të mbahet ceremonia e certifikimi...
-
Hapat pas certifikimit, paralajmërohet bllokadë politike në Kosovë
Pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ...
-
“Mund ta bllokojë Vetëvendosje”, Peci: Kuvendi mund të mos konstituohet edhe pas thirrjes së seancës
Ish-ambasadori Lulzim Peci tha se edhe nëse thirret mbledhja konstituive pas ...
-
Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë: Do të përparoni si kurrë më parë
Mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur një iftar tradicional, i organizuar...
-
26 vjet nga masakra në Izbicë
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në Izbicë, e kryer më 28 mars 1999, kur forcat ...
-
“Jeni mësuar që LDK t’ua bëjë politikën për qejf…”, Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Haradinajt
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj d...
-
Bedri Hamza mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bed...
-
Hamiti për Gërvallën: S’ka bërë asnjë punë për njohje, por vetëm gafa
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur...
-
Ligji për Qeverinë, Gashi: E bënë vetë, tani nuk duan ta zbatojnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qe...
-
Deda: Një pjesë e skenës politike në Kosovë ka urrejtje ndaj shtetit
Analisti Ilir Deda ka thënë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se një pj...
-
Abdixhiku i reagon Haradinajt: Janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen, ky presion veç po na forcon
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kr...