Lajme

26 vjet nga masakra në Izbicë

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 28 Mars 2025

Sot bëhen 26 vjet nga masakra në Izbicë, e kryer më 28 mars 1999, kur forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve nga fshati Izbicë dhe zonat përreth, ndanë 147 burra – të rinj dhe pleq – të cilët i ekzekutuan dhe masakruan mizorisht. Pjesa tjetër e popullsisë u dëbua jashtë territorit të Kosovës.

Kjo masakër renditet ndër krimet më të rënda të kryera nga shteti serb gjatë luftës në Kosovë. Vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre u dokumentuan përmes pamjeve satelitore dhe u raportuan gjerësisht në mediat ndërkombëtare, duke e bërë këtë akt të tmerrshëm një lajm botëror.

Edhe pas 26 vjetësh, asnjë nga autorët apo ekzekutuesit serbë të këtij krimi nuk është vënë përpara drejtësisë, as nga institucionet vendore e as nga ato ndërkombëtare.

-Advertisement-

Kjo mbetet një plagë e hapur për familjet e viktimave dhe për shoqërinë kosovare që ende pret drejtësi./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy