Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë: Do të përparoni si kurrë më parë
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 28 March 2025
Mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur një iftar tradicional, i organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalim.
Trump falënderoi të ftuarit për ardhjen, duke theksuar veçanërisht kryetarët myslimanë që e mbështetën gjatë zgjedhjeve presidenciale. Në mesin e të pranishmëve ishin kryetari i bashkisë Hamtramck, Amer Ghalib, të cilin Trump e ka zgjedhur të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Kuvajt dhe kryetari i bashkisë së Dearborn Heights, Bill Bazzi, i cili do të marrë detyrën si ambasador i SHBA-së në Tunizi.
“Ndërsa ne respektojmë muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, dua të filloj duke u thënë miqve tanë myslimanë, ne kemi shumë prej tyre sonte, dhe unë dua të them se shumë prej tyre në vende të tjera të botës për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur kaq fuqishëm, Ramadan Mubarak”, tha Trump.
Duke folur për angazhimin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, Trump iu referua situatës në Rripin e Gazës dhe përpjekjeve diplomatike të administratës së tij.
“Ne po i përmbushim premtimet tona ndaj komunitetit mysliman. Administrata ime është e angazhuar në diplomaci të palodhur për të krijuar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në Marrëveshjet historike të Abrahamit, për të cilat të gjithë thanë se do të ishin të pamundura dhe tani do të fillojmë t’i përmbushim ato”, tha presidenti amerikan.
Ai shtoi gjithashtu se beson se “njerëzit në dhomë do të donin” atë që ai bëri me disa urdhra ekzekutivë, duke përmendur vendimet për personat transgjinorë.
Trump falënderoi edhe ambasadorët e vendeve me shumicë myslimane që morën pjesë në iftar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit.
“Mezi pres të punoj me miqtë e mi muslimanë për një të ardhme më të ndritur dhe mendoj se do të punojmë mirë së bashku. Do të përparoni si kurrë më parë dhe keni dikë në Shtëpinë e Bardhë që ju do,” përfundoi Trump.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...



































