18 shkolla nuk e filluan procesin mësimor, shkak renovimet e objekteve

Autori: Gazeta inFokus
23:00 | 02 September 2023
Një ditë më parë nisi viti i ri shkollor në Kosovë, por në 18 shkolla ende nuk ka proces të rregullt mësimor, pasi në objektet e tyre janë duke u kryer renovime.
Në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, nga korriku i këtij viti, një pjesë e saj është në renovim. Por për shkak të punimeve, drejtoria e shkollës ka modifikuar planin për ndërrimet dhe kohëzgjatjen e orëve.
“I kemi ngjesh ndërrimet, prej 2 ndërrimeve i kemi bërë 3 ndërrime për shkak të përdorimit të vetëm disa klasëve. Por në krahasim me përfitimet e renovimit, sigurisht që kjo pengesë menaxhohet disi dhe nuk kemi lejuar ta zhvendosim fillimin e procesit mësimor”, ka theksuar për RTK-në Supije Zhitija, drejtoreshë e kësaj shkolle.
Renovime ka edhe në shkollën “Pavarësia”. Punimet filluan me vonesë, pasi edhe viti mësimor ka përfunduar më vonë.
“Deri në korrik kemi qenë me obligime, me mësim shtesë e plotësues, e me riprovime, pastaj nuk ka mbetur shumë kohë diku rreth 1 muaj për punime të çfardo natyre. Janë duke u kryer disa punime ende e që janë duke përfunduar, p.sh. renovimi total i disa toaleteve, pastaj do të bëhet edhe ndërrimi i dyerve, por kjo nuk është pengesë për zhvillimin e procesit mësimor. Pra, ka pasur investime të theksuara që e ndihmojnë shumë përmisimin e gjendjes së infrastrukturës në shkollë”, ka theksuar Shefki Rusinovci, drejtor i shkollës fillore “Pavarësia” në Prishtinë.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, tha se janë 5 shkolla të Prishtinës në renovim të thellë, ndërsa janë rinovuar 22 të tjera. Por ajo deklaron se renovimet nuk e pengojnë procesin mësimor.
“Ka arsye të ndryshme sepse të gjitha janë në kontrata të ndryshme, p.sh. shkolla “Dardania” është me financim të BE-së dhe renovimi përfshihet që të zgjasë gati deri në një vit, pra po flasim për një renovim shumë të thellë. Në shkollat “Naim Frashëri” dhe “Gjergj Fishta” punimet kanë filluar menjëherë pas përfundimit të mësimit, por që renovimet janë tepër të thella dhe strukturore. Pra, janë shkolla shumë të vjetra në të cilat nuk mund të kryhen renovimet brenda 1 muaj e gjysmë, aq sa kemi pasur në dispozicion. Ndërsa për shkollën “Gjin Gazulli” ka qenë me buxhet të bartjes. Derisa Ministria e Finacave na ka alokuar mjetet nuk kemi mund të fillojmë me projektin. Pra, secila shkollë i ka specifikat e veta dhe ka pasir kontrata e ndryshme”, është shprehur Musmurati.
Mirëpo nga Këshilli i Prindërve të Kosovës thonë se këto punime është dashur të përfundojnë me kohë.
“Sa i përket përmirësimit të infrastrukturës së objekteve shkollore renovimet janë të domosdoshme. Kjo për arsyen që fëmijët të kenë qasje më të lehtë dhe më të mirë në zhvillimin e edukativo arsimor. Por ky proces është dashur të përfundojë moti, pasi ata që pësojnë në këtë proces janë fëmijët”, tha Teuta Emini, nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Ministria e Arsimit njoftoi se procesi edukativo-arsimor nisi të premten në 658 institucione arsimore. Në 18 shkolla mësimi nuk ka filluar, pasi ato janë në renovim, e ku pritet që në shumicën e tyre rinovimi të përfundojë me 4 shtator. Sa u përket librave, Ministria njoftoi se deri më tani për subvencionim kanë pranuar gjithsej 133.500 aplikime, teksa aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator.
.

Të tjera
-
Zbardhet rasti i 18-vjeçarit në Korçë, Antonio Karafili u vr* a nga e dashura dhe partneri i saj
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Ke...
-
Tragjedia në Koçan, vazhdojnë protestat e familjarëve duke kërkuar drejtësi
Nga përpara ndërtesës së Prokurorisë Publike, familjet e të vrarëve në Koçani...
-
KDI: Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë… RROGAT JU DALIN NESËR!
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar përsëri sot pasi dështoi edhe për h...
-
Murati për bllokimin e Kuvendit: Po ndikon edhe në dorëzimin me kohë të Kornizës së Shpenzimeve
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas dështimit të t...
-
KDI-ja i bën karikaturë liderët politikë: Tentimi 1,2,3,4…8 – Deri kur?
Seanca konstituive ka dështuar sërish sot. Kandidatja e propozuar për kryetar...
-
Naim Rashiti jep 10 opsione për tejkalimin e bllokadës: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi…
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka dekla...
-
Kurti bën homazhe në Zhazhë, viziton edhe Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe sot në Zhazhë në kujtim d...
-
Policia publikon pamje se si po identifikohen përmes dronit shoferët që po kryejnë kundërvajtje
Policia e Kosovës ka publikuar pamje se si janë identifikuar kundërvajtësit n...
-
Zelensky: Ar* mëpushimi i Putinit një përpjekje për manipulim
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi një armëpushim të menjëhe...
-
Dështimi i seancës, Bajqinovci: Opozita do reflektojë shumë shpejt, Konjufca pjesë e qeverisë
Mefail Bajqinovic, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar pas dësht...
-
LDK-ja e zyrtarizon kandidatin për kryetar të Mitrovicës
Gëzim Plakolli ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës....
-
Dështoi gjashtë herë, Haxhiu: Shpresojmë që opozita të reflektojë
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, po mban ende shpresa se do t’i ma...