Lajme

17-shi i LDK-së, Zemaj: Nga 7 Qershori, me LDK-në shëndetësia bëhet prioritet

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 05 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka publikuar një video ku thekson rëndësinë e vendimeve konkrete në sektorin e shëndetësisë.

Ai shton se ka ardhur koha për përgjegjësi dhe jo propagandë, duke treguar se pacientët nuk duhet të presin më për shërbime bazike.

“Ka ardhur koha për vendime, jo arsyetime. Për përgjegjësi, jo propagandë. E nga 7 Qershori, me LDK-në shëndetësia bëhet prioritet,” thekson Zemaj në video.

-Advertisement-

Ai u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin iniciativat e LDK-së, me synimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet shëndetësore në Kosovë.

Kujtojmë se Armend Zemaj në këto zgjedhje kandidon me numrin 17 në listën e LDK-së./GazetaInfokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy