Sport

17 autobus me “Ballistë” në San Siro (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 17 August 2017

Milani pret sot Shkëndijën në ndeshjen “play off” të Ligës së Europës, e programuar për t’u zhvilluar në orën 20:45, në stadiumin “San Siro”. Njëri ndër tifo-grupet më të zjarrta shqiptare, “Ballistët”, nuk do ta lënë vetëm Shkëndijën as në udhëtimin e vështirë për në Itali, ku do të përballen për të siguruar fazën në grupe të Ligës së Europës.

17 autobusë me “ballistë” janë nisur drejt Italisë për të mbështetur nga afër ekipin e tyre të zemrës kundër Milanit në ndeshjen që do të zhvillohet sot në “San Siro”. Tifozëve u është kërkuar që të mbajnë shalle dhe fanella të Shkëndijës, ndërsa nga klubi bëhet e ditur se 17 autobusë tashmë janë rrugës për në Milano.

 

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera