16-vjeçari shqiptar e dorëzon në polici kuletën me 6 mijë euro që e gjeti në rrugë: Dua t’i fitoj paratë me djersë
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 23 September 2022
16-vjeçari Erind Shkambaj nga Shkodra është bërë i njohur brenda disa orëve në rrjetet sociale pas gjestit të tij të pazakontë. Ai gjeti një portofol brenda të cilit kishte 6 mijë euro të cilin e dorëzoi në polici.
Në emisioni Goodmorning Albanias ai tregoi se pasi e kishte gjetur në rrugë, kishte pritur 30 minuta në rrugë për të zotin e portofolit përpara se të shkonte në polici.
Adoleshenti u shpreh se nuk kishte hezituar për asnjë moment t’i dorëzonte paratë, pasi siç tha familja e ka edukuar se e vetmja para që vlen është ajo që fitohet me djersë.
“Atë lekë se kemi qejf si familje, kemi qejf vetëm lekun që vjen nga djersa jonë”, tha adoleshenti.
Ai rrëfeu se kur kishte shkuar në polici të dorëzonte portofolin efektivët ishin shokuar nga gjesti dhe shuma e parave që gjendeshin brenda tij.
Portofoli i përkiste një shtetasi italian i cili, i kishte ofruar 16-vjeçit një shpërblim prej 100 eurosh për gjestin fisnik./Euronews
Të tjera
-
Vuçiq kapet me ndërkombëtarët që janë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar për mediat në Serb...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrἀsjes së Shqiponja Isufit
Policia Kantonale e Aargaut kishte marrë një thirrje urgjente mëngjesin e 25 ...
-
Dhoma e Përfaqësuesve sfidon Presidentin Biden, miraton një projektligj për furnizimin e Iraelit me armë
Dhoma e Përfaqësuesve sfidoi vendimin e Presidentit Joe Biden të enjten për p...
-
NATO: Rusët nuk kanë burime për një përparim strategjik në Ukrainë
Moska thotë se do të vazhdojë të shtyjë ofensivën e saj në Ukrainë, megjithës...
-
Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë
Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Opozita e gatshme për zgjedhje
Partitë opozitare në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë...
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...