Lajme

156 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 97 policë dhe katër të mitur

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 16 Tetor 2026

156 qytetarë janë lënduar gjatë katër ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, mes të cilëve janë 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 12 kalimtarë.

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo, ka bërë të ditur se mes të lënduarve janë edhe katër të mitur.

Demo u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe ka dënuar përdorimin e të miturve në akte dhune, duke bërë thirrje që prindërit të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në përplasjet politike.

-Advertisement-

Sipas tij numri i studentëve mes personave të arrestuar dhe proceduar për akte të dhunshme është shumë i vogël.

Demo akuzoi organizatorët për përdorim të dhunës në funksion të luftës politike dhe deklaroi se kjo situatë nuk duhet të cenojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian./A2

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy