Lajme

15 të vrarë pas një sulmi me armë në një hotel në Somali

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 20 August 2022

Persona të armatosur sulmuan një hotel në kryeqytetin somalez Mogadishu, duke vrarë 15 persona gjatë të shtënave me armë.

Somalia Guardian raportoi se konflikti në hotelin Hayat filloi të premten në mbrëmje dhe vazhdoi deri të shtunën. Luftimet ishin midis trupave qeveritare dhe mbështetësve të grupit militant al-Shabab, i cili mori përgjegjësinë për sulmin.

The Guardian raportoi se trupat përdorën eksploziv për të shkatërruar një pjesë të kompleksit, duke bllokuar brend disa anëtarë të parlamentit dhe të tjerë.

-Advertisement-

Personat e armatosur nxituan drejt hotelit, objekti luksoz i frekuentuar shpesh nga ligjvënësit dhe zyrtarët e qeverisë.

Majori i policisë Farah Hussein, tha se autoritetet rifituan pjesën më të madhe të kontrollit të hotelit nga të dyshuarit deri të shtunën në mëngjes. Al-Shabab, i lidhur me Al-Kaidën, tha, megjithatë, se ata kishin marrë peng disa politikanë.

“Ata nuk përmendën emrat e zyrtarëve, por grupi shpesh kryen sulme të tilla në kryeqytetin, Mogadishu, dhe shumë pjesë të vendit”, i tha Al Jazeera Hussein Mohamed, një gazetar i pavarur.

Shtetet e Bashkuara janë kthyer ushtarakisht në Somali nën presidentin Joe Biden pasi ish-presidenti Donald Trump u tërhoq nga vendi. Një sulm ajror nga ushtria amerikane vrau 13 anëtarë të al-Shabab.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera