Lajme

15-20 korrik seanca e parë e Kuvendit – Pantina: Nuk pres pengesa për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 06 July 2026

Shqipe Pantina, ka deklaruar se nuk ka dëgjuar ndonjë qëndrim nga partitë politike që synon pengimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën që pritet të mbahet në mesin e korrikut.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partitë e komuniteteve joserbe i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Nuk kam dëgjuar se ndonjë nga partitë politike ka deklaruar se do ta pengojë zgjedhjen e kryetarit, respektivisht konstituimin e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me partitë e komuniteteve joserbe, i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por arsyeja pse vendi shkoi në zgjedhje në qershor ishte Presidenti e jo Qeveria. Prandaj, LVV-ja duhet të bëjë marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e Presidentit”, tha Pantina për GazetaBlic.

-Advertisement-

Kujtojmë se, Kuvendi i Kosovës, sipas informacioneve që posedon “Gazeta Blic”, pritet të mblidhet për seancën konstituive mes datave 15-20 korrik.

Kështu ka marrë vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda këtij institucioni.“Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet mes datave 15-20 korrrik” tha ky burim për “Gazeta Blic”.

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ishin zgjedhjet e treta parlamentare me radhë të mbajtura brenda 18 muajve në Kosovë.Sipas rezultateve përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i ka fituar 47.13% të votave, apo 53 vende në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 19.44%, apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.69% apo 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.74% apo shtatë ulëse.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy